E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Charles III pritet t’i drejtohet kombit me fjalimin e parë si Mbret! Mijëra njerëz mblidhen jashtë Pallatit Buckingham

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila kanë mbërritur në Londër, ku pritet që Charles III të mbajë fjalimin e parë si Mbret para popullit britanik.  

Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë pallatit mbretëror në Londër, për të takuar mbretin e ri. Charles III dhe bashkëshorten e tij Camilla janë futur në Pallatin Buckingham, ku Mbreti do të takohet me kryeministren Liz Truss.  

Parlamenti pritet të kryejë homazhe sot dhe nesër për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

Ajo u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 96-vjeçare pas 70 vitesh në fron.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›