Linja e re e trashëgimisë së familjes mbretërore britanike pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Pas vdekjes së Elizabeth II, mbreti Charles III ka krijuar një hierarki të re, me Princin William tani të parë në linjën e fronit. Sipas The Guardian, pas vdekjes së mbretëreshës më 8 shtator në Balmoral, në moshën 96-vjeçare, familja mbretërore ka një linjë të re pasardhëse, me më shumë fëmijë sesa të rritur, që tani përbëjnë tetë pozicionet e para.
Princi William, 40-vjeç
Djali i madh i mbretit Charles dhe Dianës, Duka i Kembrixhit tani është trashëgimtari i dukshëm dhe i radhës për fronin.
Princi George, 9-vjeç
Djali më i madh i Kate dhe William, George, zë vendin e William si i dyti në radhë për t’u bërë monarku i ardhshëm britanik.
Princesha Charlotte, 7-vjeç
Pas vdekjes së gjyshes së saj, Charlotte shtatë vjeçare bëhet femra mbretërore më e vjetër për sa i përket trashëgimisë.
Princi Louis, 4-vjeç
Anëtari më i ri i familjes së Kembrixhit, Louis u bë i njohur pasi luajti në moshën e tij në festimet e jubileut të Mbretëreshës.
Princi Harry, 37-vjeç
Ai ka një jetë të re në Kaliforni, por Duka i Sussex është ende i pesti në radhë për të pasuar të atin.
Archie Mountbatten-Windsor, 3-vjeç
Më i madhi nga fëmijët e Harry dhe Meghan ka lindur në Londër.
Lilibet Mountbatten-Windsor, 15-muajshe
Me emrin e stërgjyshes së saj, Lillibet takoi Mbretëreshën për herë të parë këtë verë.
Princi Andrew, 62-vjeç
Duka i Jorkut u hoq nga detyrat mbretërore pasi u zgjidh padia e Virginia Giuffre, por ai është ende në linjën zyrtare të trashëgimisë.
/rtsh.al/