Chavez ka vetëm edhe 2 vjet jetë

Për shkak të kancerit që e ka goditur, presidentit i Venezuelës, Hugo Chavez, i kanë mbetur vetëm dy vjet jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Salvador Navarrete Aulestia, një nga kirurgët e ekipit mjekësor, që po ndjek mjekimin e presidentit.
“Chavez ka një kancer malinj dhe agresiv me origjinë muskulore në pjesën e legenit”, ka deklaruar mjeku për të përjavshmen meksikane “Milenio”.
Lajmi i keq vjen në një moment kur Chavez deklaronte se sëmundjen e tij e kishte kaluar, pasi i ishte nënshtruar operacionit dhe kimioterapisë në Kubë.
Madje, ai kishte ringjallur edhe koalicionin e tij politik, pasi synonte të kandidonte për një mandat të tretë si president.