E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez rikthehet në Boca Juniors?

Është duke u zgjeruar çdo ditë e më shumë lista e skuadrave që e ëndërrojnë Carlos Tevezin. E përditshmja britanike, ‘Daily Mail’ shkruante të martën se ‘Apache’ është bërë shënjestër e Boca Juniorsit, për të cilën kishte luajtur në periudhën 2001-2004.

Kohë më parë, udhëheqësit e klubit argjentinas e kishin konfirmuar dëshirën për ta rikthyer futbollistin e Manchester Cityt, i cili i ka prishur punët me klubin aktual. Për të, interesim ka shfaqur edhe klubi brazilian, Corinthians, ku kishte luajtur më parë. Në Evropë, Tevezi pëlqehet nga Interi dhe Real Madridi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›