Chavez për Obamën: Ardhja e tij në pushtet, heq embargon ndaj Kubës
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez është shprehur pro kandidaturës të Barak Obamës për president të SHBA-ve duke shpresuar se pas ardhjes së tij në pushtet, do të heq edhe embargon e SHBA-ve ndaj Kubës. Gjatë një interviste për një kanal televiziv, Chavez u shpreh se “Nuk dëshirojmë që Obama të jetë revolucionar, as socialist, por shpresojmë që ai të ketë aftësitë e duhura për të kapërcyer këtë problem”.
Duke e cilësuar veten si “bir politik” të liderit kubanez, Fidel Kastro, Chavez u shpreh se me ardhjen e Obamës në pushtet, edhe embargoja ndaj Kubës mund të hiqet. “SHBA tashmë njihet fare mirë për imperializmin e saj. Uashingtoni duhet të tërheq medoemos ushtarët e vet nga Iraku dhe tu jap fund kërcënimeve ndaj Iranit dhe Venezuelës. Gjëja më e mirë që duhet të bëjë, është të hesht dhe të mos përzihet në çështjet e brendshme të të tjerëve.