E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në Turqi, i paraprihet atentatit ndaj Erdogan

Stamboll (Start)-Turqia e trazuar e ditëve të fundit është tronditur edhe nga një shpërthim i fuqishëm në rrugën Beyoglu të Stambollit. Shpërthimi ka ndodhur pas mesnatës së kaluar ku persona të paidentifikuar kanë hedhur në mes të rrugës lëndën eksplozive. Policia bën të ditur se nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, një tjetër atentati i është paraprirë një ditë më parë në Hakkari, zonë kjo në lindje të Turqisë e populluar nga kurdë. Një arsenal i tërë armësh dhe bombash ishin vendosur fare pranë godinës ku do të shkonte kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan. Përmes rrugësh operative, policia ka ndërhyrë duke asgjësuar lëndët plasëse. Erdogan, i cili dje vizitoi qytetin në fjalë, u prit me protesta të shumta nga banorët vendas, një pjesë e mirë e të cilëve aktivistë të organizatës terroriste të PKK-së.

Automjetet që shoqëronin mediat e Stambollit e të Ankarasë janë goditur me sende të forta, nga të cilat u lënduan tre gazetarë të STAR TV.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›