Chavez siguron per shendetin e tij

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, është shfaqur në televizionin shtetëror për të lajmëruar borxhin prej 4 miliardë dollarësh që Kina i ka garantuar vendit të tij.
Më pas, Chavez ka folur për gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit të kryer në Kubë për heqjen e një tumori.
Presidenti ka lexuar një listë me këshillat e mjekëve dhe ka siguruar se bën çdo ditë ushtrime fizike.