E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 1 mijë emigrantë nga Libia zbarkojnë në Lampeduza

ROME- Katër anije që transportonin rreth 1 000 imigrantë që vinin nga Libia mbërritën sot në ishullin e vogël italian të Lampeduzas.

Mes 1 041 personave të zbarkuar bënin pjesë 122 gra ku pjesa më e madhe ishin shtatëzëna dhe 33 fëmijë. Katër anijet u shpëtuan nga rojat bregdetare dhe më pas u shoqëruan në Lampeduza, një ishull i vogël i vendosur shumë më pranë brigjeve afrikano-veriore se gadishullit italian.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili do të zhvillonte sot një vizitë në ishull, hoqi dorë nga vizita e tij për të mos penguar operacionet e shpëtimit

Që prej fillimit të vitit, më shumë se 11 000 refugjatë afrikanë, për t'u larguar nga konflikti në Libi kanë mbërritur në jug të Italisë, një fenomen që është intensifikuar pas fillimit të sulmeve ajrore perëndimore në Libi në mes të muajit mars.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›