E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, në pranga 48 persona të 3 grupeve kriminale

ATHINË- Policia greke njoftoi sot se kishte ndërmarrë një operacion kundër tre grupeve kriminale duke mundësuar arrestimin e 48 personave të dyshuar për trafik droge, armësh dhe prostitucion. ''Operacioni u ndërmor dje pas disa muajsh hetime nga qindra policë në Larisa, një qendër bujqësore në vend, në Athinë dhe në Selanik'', theksoi policia.

Drejtësia lëshoi mandatarreste kundër 220 personave duke përfshirë 26 gra dhe 15 të huaj si dhe katër drejtues të dyshuar, të cilët tashmë vuajnë dënimin në burg. Hetuesit theksuan se kishin identifikuar grupin drejtues i përbërë nga 18 persona katër prej të cilëve gra.

Sipas policisë këto tre grupe bashkëpunonin dhe janë origjina e një numri të madh çështjesh të trafikut të substancave narkotike si kokainës, heroinës, kanabisit dhe drogës sintetike, trafikut të armëve dhe pastrimit të parave.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›