Luftë deri në fund

Clarence Seedorf ka insistuar se Milan do të luftoj për Scudetto deri në fund me rivalin e qytetit, Inter. Goli i tij në minutën e 91-të solli fitoren e rëndësishme 1-0 ndaj Chievos, pas së cilës Rossonerët iu afruan në një pikë kryesuesit Inter.
“Jam shumë i lumtur sepse ishte ndeshje e vështirë”, pranoi mesfushori holandez. “Ne luajtëm për fitore, edhe pse Chievo u tregua kundërshtar i rrezikshëm. Kemi bërë hap të rëndësishëm në ngushtimin e epërsisë dhe tani Inter e di se ka vetëm një pikë më tepër”,- shtoi ai. Fitorja ishte e rëndësishme edhe për vetëbesimin e futbollistëve pas turpërimit nga Manchester United në Ligën e Kampionëve.
“Ky ekip di të reagojë në momentet e vështira dhe humbja e Interit në Catania 3-1 na lehtësoi dhimbjen e eliminimit nga Liga e Kampionëve. Do të luftojmë deri në fund për Scudetto. Javën tjetër na pret një ekip i fortë si Napoli, por duhet të vazhdojmë përpara dhe të luftojmë për kreun e tabelës”, përfundoi Seedorf. Milan e pret Napolin në San Siro, ndërsa Inter e viziton Palermon.