E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, orare të reja për vizitat e familjarëve

Ambientet spitalore do te jene me te sigurta ne saje te urdherit me te fundit qe ka nxjerre drejtoria spitalore universitare “Nene Tereza”. Burime zyrtare , prane kesaj drejtorie bejne te ditur per Alsat se duke pasur parasysh numrin e madh të personave të cilët qarkullojnë në pavijone, drejtoria ka urdhëruar shërbimet të ndërtojnë planin e qarkullimit të pacientëve dhe familjarëve sipas orareve të përcaktuara.

Drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi ka firmosur këtë urdhër i cili është afishuar në të gjitha hyrjet e pavijoneve. Ne urdherin e ri citohet se familjaret e pacienteve apo te afermit do të lejohen të futen tek i sëmuri me orare të përcaktuara, konkretisht cdo ditë nga ora 17:00 deri në 19:00 dhe ditën e diel me një orar paradite nga ora 10:00 deri në 12:00. Do të jetë policia private e cila nuk do të lejojë qarkullimin e vizitorëve jashtë këtyre orarëve.

Urdhëri parashikon të lejohen jashtë këtyre orareve personat që kanë leje-hyrje të firmosur nga drejtuesi i Shërbimit dhe kryeinfermieri. Pajisja me leje-hyrje për qëndrimin jashtë orareve të vizitorëve vlen edhe për rastet kur familjarët lejohen të qëndrojnë gjatë gjithë 24 orëshit si përshembull prindërit e fëmijëve të shtruar, por jo më shumë se një familjar i autorizuar.

“Një tjetër masë e drejtorise se QSUT-se eshte moslejimi i kryerjes së vizitave dhe konsultave ambulatore në ambientet spitalore me shtretër si nga shefat e shërbimeve ashtu edhe nga personeli. Konsultat ambulatore të kryhen vetëm në vendet dhe oraret e përcaktuara ashtu sicc i parashikon Sistemi i Referimit” ka pohuar drejtoria e QSUT-se.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e martë , 16 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›