Chelsea: Cole nuk është në shitje
Trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, i ka thënë homologut të tij te Tottenham, Harry Redknapp, se Joe Cole nuk është në shitje. Gjatë të premtes, "Daily Mail" kishte njoftuar se mesfushori anglez pëlqehet shumë nga Redknapp, dhe ky i fundit dëshiron të bëjë një ofertë për ta transferuar atë. Mirëpo Scolari ka thënë se 27-vjeçari do të mbetet për një kohë të gjatë te Blutë. "Ai është një lojtar fantastik dhe shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe për mua. Ai shënon shumë gola dhe ardhmja e tij është këtu", ka thënë Scolari.Joe Kol është ndërruar shpesh gjatë ndeshjeve nga braziliani Skolari dhe për këtë fakt ai para disa ditësh I kërkoi këtij të fundit të sqaronte pozicionin e tij te blutë e Londrës.Chelsea nuk po kalon një periudhë të mirë për sa i përket marrëdhënieve të trajnerit me lojtarët pasi në disa raste lojtarët kanë pasur pakënaqësi ndaj trajnerit si për trajtimin e tyre ashtu edhe për skemat e lojës që përdor braziliani.Joe Kol është një nga lojtarët më të zëvendësuar gjatë ndeshjeve dhe anglezi nuk e ka ptitur mirë këtë gjë dhe më në fund ka shpërthyer ndaj trajnerit.Por është vetë Skolari që hedh poshtë çdo lloj polemike më lojtarin dhe shprehet se ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelseat.