BE-Rusi, bisedime për gazin

Bashkimi Europian ka filluar bisedimet me Rusinë për të finalizuar marrëveshjen e monitoruesve të gazit, e cila do të lejojë rifillimin e furnizimeve me gaz të Europës përmes Ukrainës. Kryeministri çek Mirek Topolanek, që përfaqëson presidencën e BE-së i tha homologut rus Vladimir Putin se do të qëndronte në rajon derisa të ishte e nevojshme për t'u siguruar se gazi do të vijë sërish në Europë. Topolanek po kërkon një marrëveshje nga Moska për një mision me vëzhgues të BE-së, Ukrainës dhe Rusisë, që do të monitorojnë furnizimin me gaz të Europës përmes Ukrainës dhe që do të qetësojnë Rusinë, e cila i trembet faktit se Ukraina do ta mbajë për vete gazin, akuzë të cilën Kievi zyrtar e ka mohuar. Mosmarrëveshja mes Moskës dhe Kievit ka cuar në pikën më ekstreme të mosfurnizimit me gaz të Europës. Mosmarrëveshja, që filloi kur Rusia nuk ra dakort me cmimin e gazit, ka rritur tensionet mes dy ish- republikave sovjetike. Rusia akuzon Ukrainën për korrupsion dhe vjedhje të gazit që niset drejt Europës, ndërsa Kievi shprehet se veprimet e Moskës janë marrë për rritjen e pajustifikueshme të cmimit të gazit. Teksa të dyja palët mohojnë akuzat e njëra-tjetrës. Prezenca e vëzhguesve ndërkombëtare përgjatë rrugës tranzitore të gazit kanë si qëllim të bindin Moskën se gazi që kalon përmes Ukrainës nuk po vidhet nga kjo e fundit. Bashkimi Europian merr një të katërtën e furnizimit me gaz nga Rusia, 80 përqind e të cilit kalon përmes Ukrainës. Kështu që 18 vende që furnizoheshin me gazin rus, janë prekur nga mungesa. Europa Lindore dhe Qëndrore është pjesa më e prekur nga këto mosmarrëveshje për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës.