E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana "dridhet" nga largimi i Agollit,Abrahamit dhe Xhafajt

Është konfirmuar tashmë se ndaj Agollit ,Abraham dhe Xhafajt ka pasur oferta nga klube të huaja oferta këto që e kanë bërë Tiranën të dridhet.Tensioni është i pranishëm në shtëpinë e 23 herë kampionëve të Shqipërisë sepse edhe plani B që kanë parashikuar drejtuesit në rast largimesh mund të mos vihet lehtë në zbatim pasi kërkon një kosto të madhe financiare.Abraham është pothuajse I larguar Brenda 20 janarit ndërsa edhe mesfushori i kombëtares Ansi Agolli ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur te klubi I Bundesligës 2 Greuther Furth ku niveli i futbollit dhe pagat natyrisht që janë më të larta .Agolli është një lojtar i Kombëtares dhe edhe me sugjerim të trajnerit Arie hann mund të largohet nga Tirana.Ndërkohë që Daniel Xhafaj kërkohet nga një klub Iranian por edhe klube të tjera në Shqipëri.Por edhe disa titular të tjerë përfshi këtu edhe mbrojtësin Andi Lila nuk janë janë të garantuar.Burime Brenda klubit bëjnë të ditur se po punohet për afrimin e disa lojtarëve por deri tani nuk ka asgjë konkrete.Një nga përforcimet e mundshme mund të jetë talenti i Teutës së Durrësit Vilfor Hysa .Me Tiranën është bashkuar tashmë sulmuesi Xhulian Rrudho i cili do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›