E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, Drogba ben Mea culpa

Lojtari afrikan po festonte ne momentin qe nga tifozet miq eshte hedhur nje monedhe, por ai nuk ka vonuar me reagimin jo te hijshem, duke ua rikthyer tifozeve me te njejten monedhe…

Didier Drogba kerkon falje per gjithcka ndodhi ne ndeshjen e kupes ndaj Burnley, ku ai hodhi nje monedhe ne drejtim te publikut pasi shenoi golin e pare te takimit.

Lojtari afrikan po festonte ne momentin qe nga tifozet miq eshte hedhur nje monedhe, por ai nuk ka vonuar me reagimin jo te hijshem, duke ua rikthyer tifozeve me te njejten monedhe…

”Doja te gezoja dhe per nje moment u godita nga dicka. Gabimi me i madh ishte se e hodha serish drejt turmes objektin dhe nese dikush eshte plagosur kerkoj falje publikisht”, shprehet ish sulmuesi i Marsejes, i cili rrezikon disa jave pezullim.

Nderkohe, Shoqata e Futbollit Anglez po analizon ceshtjen ne fjale dhe pritet qe shume shpejt te publikoje masen e pezullimit ndaj lojtarit nga Bregu i Fildishte.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›