E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, Lavezzi kerkon rritje rroge

Aktualisht, Lavezzi ka nje kontrate deri ne vitin 2013 me nje page prej 1 milione euro ne vit dhe kjo ka bere qe agjentet e tij te trokasin ne deren e shoqerise per te ripare edhe nje here termat ekonomike te marreveshjes.

Ezequiel Lavezzi eshte nje nga idhujt e Napolit te ri qe synon kualifikimin per ne Champions League. Sulmuesi argjentinas ka marre persiper kete mision shume te veshtire dhe deri ne keto momente ai po ia arrin me se miri.

Aktualisht, Lavezzi ka nje kontrate deri ne vitin 2013 me nje page prej 1 milione euro ne vit dhe kjo ka bere qe agjentet e tij te trokasin ne deren e shoqerise per te ripare edhe nje here termat ekonomike te marreveshjes.

“Lavezzi ka dy objektiva; te qendroje tek Napoli dhe te marre pjese me Argjentinen ne boterorin 2010. Ai deshiron te qendroje perjete ketu por duhet edhe te vleresohet per ate qe jep ne fushe”, mesohet t’i kene thene dy agjentet drejtorit Marino. Nga ana tjeter, ne pritje te pergjigjes qendrojne skuadra te medha europiane si  Real Madrid, Manchester City, Chelsea apo Milan, te cilat jane shume te interesuara per te nenshkruar me talentin e kalter, natyrisht duke i ofruar me shume te holla.

Kjo situate nuk i pelqen trajnerit Edi Reja, qellimi i te cilit eshte te mbaje ne skuader talentin, pasi ndihma e tij ne sulmin e Napolit eshte shume e rendesishme dhe shpesh here vendimtare. 23 vjecari eshte nje prej sulmuesve me te mire ne Serie A dhe bashke me te riun e Lazio-s, Zarate, shume shpejt mund te behen pjese e kombetares se Argjentines.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›