E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez, United kerkon zgjatjen e kontrates

Megjithe mberritjen e bullgarit Berbatov, tekniku skocez kerkon te mos privohet nga sherbimet e te riut argjentinas dhe per kete ai kerkon ta blindoje nepermjet nje marreveshjeje disavjecare.

Ceshtja me problematike aktualisht ne kampin e Manchester United eshte ajo e Carlos Tevez. Sulmuesi cili mund te largohet nese nuk gjen nje vend prej titullari por shoqeria ka menduar qe t’i ofroje atij nje kontrate te re per ta mbajtur ne “Old Trafford”.

Alex Ferguson e ka kuptuar se argjentinasi eshte nje lojtar mjaft i rendesishem per te ardhmen e klubit dhe kerkon qe ta binde per ta vazhduar karrieren me United. Menjehere, presidenti ekzekutiv David Gill eshte vene ne levizje per te zyrtarizuar zgjatjen e kontrates, duke takuar pronarin e kartonit te lojtarit, Kia Joorabchian, i cili ka marre nje oferte mjaft joshese edhe nga Real Madrid.

Lajmin e ben te ditur gazeta “Times” qe thekson se megjithe mberritjen e bullgarit Berbatov, tekniku skocez kerkon te mos privohet nga sherbimet e te riut argjentinas dhe per kete ai kerkon ta blindoje nepermjet nje marreveshjeje disavjecare. Ky sezon nuk eshte nje nga me idelaet e Tevez qe po kalon periudhen me te erret ne “Old Trafford”. Sulmuesi argjentinas nuk arrin te gjeje nje vend titullari ne sulm pasi Ronaldo, Rooney dhe Berbatov jane zgjidhjet e momentit per Ferguson.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›