Chelsea, Lampard: Mund të bëjmë më shumë

“Jam i lumtur por gjithmonë dua më shumë si trajner”. Në një intervistë të dhënë për Sky Sports, Frank Lampard, menaxheri i Chelseat, ngre nivelin në prag të vitit 2021. “Në fillim të sezonit kemi pasur lojtarë të rinj, të tjerët munguan dhe nuk bënë para-sezonin – nënvizoi ai – Duke parë rezultatet tona të para, pamë paraqitje të mira dhe të tjerë që nuk ishin aq të mirë. Pastaj u përmirësuam, jam mjaft i lumtur, por duam më shumë, ne duam të luftojmë për tituj. Ne kemi potencial për të bërë shumë më tepër”. Aktualisht londinezët janë në vendin e pestë në renditjen e Premier League, me 25 pikë të mbledhura në 14 ndeshje.