E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mirela Muka , një zonjë që nxjerr rakinë tradicionale.

Tradita e  nxjerrjes së rakisë , duket  se nuk është vetëm për burra .Kjo tabu është thyer nga Mirela Muka  një zonjë nga fshati Peshtan që nxjerr këtë pije tradicionale . Ajo shprehet se pija përdoret për mikpritjen e vizitorëve në bujtinën e saj.  .Mes traditës si udhërrëfyese e mikpritëse në bujtinën në fshatin Peshtan ajo shprehet se kjo pije tradicionale shërben për vizitorët që vijnë në bujtinën dhe duke qënë se vlerësohen pikërisht  gatimet bio , pija e traditës nuk mund ti mungojë kësaj qëndre akomodimi.

  • E kam nisur punën në bujtinë vite më parë fillimisht si udhërrëfyese dhe shoqëroja turistët e huaj. Ishin të shumtë por nuk dinin nga të lëviznin dhe u vetëofrova për ti cuar ata në shtigjet e panjohura. Duke qënë se jam lindur e rritur në fshat e njoh zonën . U riktheva nga Tirana ku jetoja prej vitesh dhe sot merrem me punët e fshatit . Kam gjetur qetësi por edhe falë biznesit sigurojmë të ardhura të kënaqshme për familjen. Sot po nxjerr rakinë , nuk më duket fare punë burrash sepse u bënë vite që e bëj vetë këtë proces . Rakinë e kemi bazën ne shqiptarët , dhe e përdorim për turistët që në momentin që hyjnë në derë , bashkë me glikotë. Shpresojmë që viti që vjen të na sjellë sa më shumë vizitorë , megjithëse tek nuk  nuk kanë munguar .

 Fshati Peshtan  rreth 20 km larg  Tepelenës mbetet ndër më të vizituarit nga turistët vendas e të huaj kjo për shkak të resurseve e natyrës së bukur që mbart zona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›