E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea Rafa Benitez sulmon Abramovich

Vetëm katër muaj.

Kaq mjaftuan që më në fund Rafa Benitez të shpërthejë.

Më në fund, trajneri i Chelsea-it vendosi të flasë hapur. Mbi të gjitha për të ardhmen e tij.

Kampionët e shkurorëzuar të Europës, që dështuan edhe në Botërorin e Klubeve nuk po funksionojnë si skuadër. Tifozët janë kundër trajnerit dhe klubi po përgatitet ta largojë.

“Nuk e di përse Chelsea më emëroi si trajner të përkohëshëm. Po ta dija që në fillim, nuk do të pranoja. Gjithsesi, në fund të sezonit largohem”, ishte deklarata e Benitez.

Tekniku spanjoll foli edhe për tifozët: “Nëse qëndrojmë të bashkuar deri në fund mund ta mbyllim mirë sezonin, por kontestimet e fansave nuk na ndihmojnë. Ata duhet të na mbështesin, jo të këndojnë dhe flasin. Kjo nuk na shërben”.

Deklaratat e forta të kujtojnë ato të periudhës kur drejtoi Interin, nga ku më pas u shkarkua.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe te Chelsea, ku Roman Abramovich, po mendon ta shkarkojë menjëherë.

Deri në fund të sezonit, ekipi do të drejtohej nga një trajner i brendshëm. Për sezonin tjetër, objektivat për stolin janë Jose Mourinho, Antonio Conte dhe Ëalter Mazzarri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›