E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, Scolari fshin epoken Mourinho"

Loja qe ka ofruar Chelsea i Jose Mourinho eshte e nje niveli me te ulet se ajo qe po dhuron skuadra e drejtuar nga  Felipe Scolari.

Loja qe ka ofruar Chelsea i Jose Mourinho eshte e nje niveli me te ulet se ajo qe po dhuron skuadra e drejtuar nga  Felipe Scolari. Kete mendim e japin tifozet me fanatike te skuadres londineze, sipas te cileve edhe kapiteni John Terry ka nje rritje te ndjeshme ne lojen e tij.

“Mourinho na ka transmetuar nje mentalitet te forte pasi me te denim si t’i merrnim piket por tani duhet te shenojme golin e dyte dhe ta mbyllim sa me shpejt takimin. Lojtaret mendojne se nje gol mjafton per te arritur fitoren por Scolari na kerkon te shenojme gjithmone. Eshte shume me defryese kjo loje”, shprehet Terry.


Scolari e ka marre drejtimin e skuadres para 4 muajsh dhe kjo do te thote se frytet e punes se tij jane vene re menjehere. Stili i brazilianit pershendetet nga i gjithe ambienti blu, i cili duket se e ka lene pas kraheve epoken e arte “Mourinho”.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›