Kuqezinjte ne kerkim te miqesores

Kombetarja shqiptare eshte ende ne pritje te zyrtarizimit te nje kundershtari per miqesoren e muajit nentor. Ne listen e mundshme mes shume skuadrash jane Sllovenia, Zvicra e Turqia, por nuk eshte cudi qe nje tjeter kombetare te shtohet mes pretendenteve per t’u ndeshur me kuqezinjte.
Fedarata Shqiptare e Futbollit ka theksuar se per kete ceshtje po pritet edhe vendimi i RTL-se qe ka te drejtat e transmetimit te ndeshjeve. Tekniku holandez Arie Haan ka kerkuar qe skuadra qe do te vihet perballe kombetares ne 19 nentor, te jete e nje niveli te mesem.
Qe prej uljes se Haan ne stolin e Shqiperise, kuqezinjte kane zhvilluar dy miqesore, ne nje prej tyre Polonia ka arritur te na munde me rezultatin 1-0, ndersa ne Tirane arritem te fitojme 2-0 ndaj modesteve te Lihtenshtejnit.