Napoli, Lavezzi magjeps Berlusconi-n

Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur nje skuader shkelqen. Napoli eshte skuadra me e afte ne Seria A, per te zhvilluar loje te bukur dhe njekohesisht te arrije edhe rezultat pozitiv. Grupi i ndertuar nga Edi Reja eshte nje prej me te rinjve por edhe me i fantastiku ne Kampionatin Italian, duke lene shenje ne kujtesen e gjithe dashamiresve te futbollit.
Nje prej njerezve qe ka ngelur i mahnitur nga deshira e djemve te kalter eshte edhe bosi i Milanit, Silvio Berlusconi. Nje lojtar me shume se te tjeret ka lene shenje ne mendjen e presidentit kuqezi. Ai eshte sulmuesi argjentinas Lavezzi, i cili po merr ne shpatulla skuadren e tij, duke e cuar drejt sukseseve te njepasnjeshme. “Loje e bukur e Lavezzi-t, bravo Lavezzi, interesant Lavezzi”, jane disa nga shprehjet e perhershme te Berlusconi-t ne momentin qe ndjek skuadren e Napolit.
Keto fjale ai i ka thene ne pranine e presidentit napoletan, Aurelio De Laurentiis. Ai ka shtuar se nuk eshte vetem Berlusconi qe kerkon ta kete ne skuader talentin 21 vjecar, por kjo nuk e lekund nga bindja qe ka per ta mbajtur lojtarin ne fjale.
“Njerezit mesohen te jetojne ne kete qytet te mrekullueshem ku ushqimi dhe dielli na ndricojne diten. Me nje popull kaq te mrekullueshem eshte e veshtire te heqesh dore nga nje lojtar i tille”, shprehet De Laurentiis, duke dhene sinjale te qarta se jo vetem parate mund t’ia prishin mendjen.