E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jurgen Klopp: Pep jo më i mirë se unë

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klop, ndihet i kompletuar për sezonin e ri. Gjatë një interviste për “Sz” para ndeshjes kundër Verderit, Klop ka analizuar situatën e ekipit, flet për mungesën e Gotzes, ndërsa ajo më interesantja është se mjeshtri gjerman nuk vë asnjë trajner para vetes.

Në një krahasim me Guardiolën, ai deklaron se ka disa ngjashmëri, por jo që spanjolli është më i mirë se Klop. “Largimi i Mario Gëces një ditë do të vinte, por jo në atë moment. Patjetër që ne e përgatitëm dhe e formuam si lojtar, ndërsa i dhamë shanse të pëlqehet nga klube elitare. Megjithatë, largimi i tij nuk do të thotë që kaq ishte për Dortmundin. Ne kemi zhvilluar lojë shumë cilësore edhe pa praninë e tij. Pastaj, kemi ditur të gjejmë balancat e duhura edhe në momentin që u largua Barrios apo Kagawa.

Pas Gotzes klubi më solli tre lojtarë shumë cilësorë dhe shumë shpejt do bëjnë që Gëce të harrohet. Ne jemi gati për këtë sezon. Njerëzit nuk vijnë në stadium, pasi ne duam apo duhet të sfidojmë Bajernin. Unë i kam vënë një qëllim vetes: nëse sezonin e kaluar na rrodhën pikë rrugës, kjo s’ka për të ndodhur më. Di të them se do fitojmë më shumë në krahasim nga viti i kaluar”, – deklaroi Klop, duke bërë një krahasim me Guardiolën apo trajnerë si Mançini që kanë drejtuar një klub të pasur: “Ndryshe nga Pep, mua më pëlqejnë disa gjëra të tjera në futboll. Në këto drejtime ne punojmë krejt ndryshe. Sigurisht, nga ajo çfarë kam dëgjuar dhe mësuar, ne kemi edhe disa gjëra të ngjashme. Unë nuk mendoj se Guardiola apo ndonjë tjetër të punojë më mirë se unë.

Ndihem mirë te Dortmundi dhe më pëlqen se si ky klub funksion. Paraja nuk është zgjidhja e vetme. Nuk jam si Mançini që kishte Balotelin, Dzekon, Tevezin e Agueron dhe mendohej t’i aktivizonte të gjithë apo gjysmat. Më mirë pak e saktë”, – përfundoi Klop./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›