E Diel, 1 Nëntor 2026

Chelsea fiton një tjetër trofe këtë sezon, mposht Portsmouthin në finale të FA Cup

Chelsea ka fituar një tjetër trofe këtë sezon, duke mposhtur Portsmouthin në finale të FA Cup me rezultat minimal prej 1-0. Blutë arritën në finale duke eliminuar Aston Villan, ndërsa Portsmouthi në gjysmëfinale doli më i fortë se Tottenham Hotspur. Heroi i finales ishte golashënuesi më i mirë i Ligës Premier, Didier Drogba, i cili realizoi golin e vetëm pas një gjuajtje të lirë (59’). Ky është një tjetër trofe i rëndësishëm për Chelsean, pasi javë më parë siguroi edhe titullin e kampionit të Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›