Pëllumbi: Në demokraci duhet të lëshojnë të dyja palët, duhet një zgjidhje e mesme Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi

Anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, e cilësoi si të pafalshme që është dita e 16-të e grevës dhe forcat nuk janë ulur ende në tavolinën e bisedimeve. Në një komunikim për mediat, pas vizitës së grevistëve në çadrat e vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai tha se nuk mendoj se çështja ka ngecur në detaje, por në mentalitet, në kulturën demokratike. “Në demokraci duhet të lëshojnë të dyja palët, pra duhet gjetur një zgjidhje e mesme. Duhet të tërhiqen nga pozicionet fillestare dhe ne rastin konkret PS më duket se është tërhequr, pasi kërkon hapjen e materialeve zgjedhore”, sugjeroi Pëllumbi. Ai nënvizoi se ka një limit për gjithçka, ndaj bëri thirrje për zgjidhje të situatës aktuale politike.