E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuzhe publikon listën e lojtarëve të kombëtares

Trajneri i kombëtares shqiptare Josip Kuzhe shprehur se dy miqesoret e ardhshme kunder Malit te Zi me 25 maj dhe Andores me 2 qrshor jane shume te rendesishme përpara nisjes se eliminatoreve te Euro 2012. Sipas teknikut kroat keto dy sfida jane nje test i vertete, pasi edhe kundershtaret jane ne te njëjtin nivel me dy prej skuadrave rivale ne grupin eliminator.

“Keto dy ndeshje jane nje test i vertete. Ndeshjen e pare eliminatore do ta luajme kunder Rumanise ne transferte dhe Mali i Zi ka te njejten menyre loje si Rumania. Po ashtu, edhe Andora i përafrohet lojes se Luksemburgut. Per kete arsye them se ne keto dy miqesore jane nje test i vertete dhe nuk do te eksperimentohet”, u shpreh Josp Kuzhe trajner i Kombetares.

Futbollistet kuqezi vijne ne kete moment pasi kane luajtur pak ose fare me skuadrat e tyre, por Kuzhe ka bere te ditur se eshte i kushtezuar ne zgjedhjet e tij, pasi edhe kontingjenti i lojtareve eshte i limituar.

“Nuk eshte paresore te Shqiperia. Te skuadra te medha si Anglia po, por ne nuk kemi shume lojtare ne dispozicion. Nuk mund te thuas se Bogdani apo Salihi, meqenëse nuk luajne ne skuadrat e tyre nuk mund te grumbullohen ne kombetare. Kjo eshte skuadra ime dhe lojtaret e grumbulluar jane shume te rendesishem per kombëtaren”, vijoi Kuzhe.

Gjithashtu Kuzhe ka publikuar edhe listen me 26 futbolliste per dy miqesoret e ardhshme, ku vihet grumbullimi i dy sulmueseve qe luajne ne Ukraine Parid Xhihani dhe Ahmed Jonuzi. Nderkohe ne dyshim eshte portieri Arjan Beqaj me probleme ne veshka.

Nertan Prifti

LISTA E KOMBETARES

Portier
Isli Hidi
Samir Ujkani
Portier 3-te

Mbrojtes
Andi Lila
Armend Dallku
Kristi Vangjeli
Ansi Agolli
Ditmar Bicaj
Endrit Vrapi
Debatik Curri
Lorik Cana

Mesfushor
Ervin Bulku
Klodian Duro
Ervin Skela
Jahmir Hyka
Gilman Lika
Emilian Vila
Emiliano Veliaj
Gjergj Muzaka

Sulmues
Erjon Bogdani
Hamdi Salihi
Edmond Kapllani
Elis Bakaj
Bekim Bala
Ahmed Jonuzi
Parid Xhihani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›