Chelsea “fluturon” me Giroud e Werner

Timo Werner i dha fund thatësirës së tij të golit në Premier League ndërsa Chelsea kaloi në një fitore të pestë radhazi në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Tuchel me një sukses 2-0 ndaj Newcastle.
Olivier Giroud, i cili erdhi nga pankina më përpara se sa pritej për të bërë paraqitjen e tij të 100-të në Premier League, duke zëvendësuar Tammy Abrahamin e dëmtuar, hapi rezultatin në minutën e 31-të, Werner luajti rolin kryesor në krijimin e mundësisë.
Tetë minuta më vonë ishte gjermani që përshëndeti rrjetën, duke lënë pas krahëve periudhën e vështirë pa gol.
Chelsea hoqi këmbën nga gazi në pjesën e dytë dhe e pa fitoren të sigurohej lehtësi për të lëvizur mbi Liverpool, në vendin e katërt, krah për krah me West Ham, me nga 42 pikë.
Suksesi i radhës për trajnerin gjerman, dora e tij te skuadra londineze tashmë është e dukshme.