E Enjte, 5 Nëntor 2026

MotoGp, Jarvis: Vinales dhe Quartararo do të luftojnë për titullin

“Vitin e kaluar Yamaha ishte skuadra  me më shumë fitore, shtatë në total, por ne e humbëm kampionatin. Qëllimi ynë për këtë vit është ta fitojmë atë. Me ardhjen e Fabio Quartararo, në duet me Maverick Vinales, ne kemi dy pretendentë për titullin dhe prandaj e dimë se çfarë duhet të bëjmë: të fitojmë gara dhe të ruajmë qëndrueshmërinë gjatë gjithë sezonit. Unë besoj se falë përmirësimeve në motorr dhe ndryshimeve brenda ekipit tone,  jemi të gatshëm ta bëjmë këtë”. Kështu u shpreh Lin Jarvis, drejtori menaxhues i ekipit zyrtar Yamaha, gjatë prezantimit përpara sezonit 2021 MotoGP, i cili do të shohë një dyshe të paparë në fillim, atë të formuar nga Maverick Vinales dhe Fabio Quartararo.

Gjatë prezantimit drejtori i ekipit, Massimo Meregalli gjithashtu mori fjalën: “Ky dimër ka qenë më i gjatë se zakonisht, por na ka dhënë mundësinë të rikuperojmë vështirësitë e vitit të kaluar – pranon ai -. 2020 ishte një sezon unik dhe ne mezi po presim momentin për të filluar përsëri. Vitin e kaluar nuk mundëm të provonim se motorri ishte me të vërtetë e shpejtë: vuajtëm në disa cirkuite ku kontrolli ishte shumë i dobët. Sidoqoftë, unë kam shumë besim se puna jonë po shkon në drejtimin e duhur. Me mbërritjen e Quartararo dhe lamtumirën e Rossit vendosëm të riorganizojmë garazhin tonë, në mënyrë që ta bëjmë kalimin e tij shumë më të lehtë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›