E Enjte, 5 Nëntor 2026

United komplikon planet, 1-1 me WBA e parafundit

Një barazim që peshon shumë më shumë sesa një humbje, duke pasur parasysh 7 pikë prapa Manchester City. Pagabueshmëria e ushtrisë së Guardiola i detyron kushërinjtë të mbajnë përqëndrimin shumë të lartë, por pas njëqind sekondash, misioni i Hawhorns ndërlikohet papritur: Gallagher në fakt i shërben asistit Diagne, i cili shënon në portën e  De Gea.

Djajtë e Kuq vetëm në fund të pjesës së pare arritëm të rikthejnë lojën në ekuilibër falë Bruno Fernandes. Mesfushori portugez falënderon Shaë për pasimin e dhënë dhe nuk gabon, 1-1.

Nga United, megjithatë, pritej shumë më tepër dhe në pjesën e dytë, në vend që të shkatërrojë WBA-në e parafundit, Manchester lufton në jo në mënyrën e duhur dhe rrezikoi goditjen disa herë. Maitland-Niles me një kundërsulm të rrezikshëm dhe Diagne një kundër një me De Gea kishin mundësi të shkëlqyera.

Skuadra e Solskjaer mbetet me një pikë në këtë sfidë, duke u barazuar me Leicester në vendin e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›