Chelsea i Benitez, në finale falë spanjollëve

Rafael Benitez dal ngadalë po tregon aftësitë e tij menaxheriale duke arritur suksese me Chelsean. Chelsea është finalist në Kupën e Botës për Klube pasi që ka fituar ndeshjen gjysëmfinale me Monterreyn me rezultat 3 me 0.
Edhe kjo fitore ishte fitore spanjolle pasi që trajneri i Chelseat është spanjoll ndërsa edhe golat u shënuan nga lojtarët spanjoll.
Pas një aksioni të bukur Mata shënoj në minutën e 17 për 1 me 0. Torres në minutën e 46 shënoj për 2 me 0. Një bashkëveprim mes Torres dhe Matas solli autogolin në minutën e 48 të ndeshjes nga Chavez.
Krejtë çka bëri Monterrey ishte goli i shënuar në minutën e fundit të ndeshjes nga De Nigris. Chelsea do të ndeshet në finale me skuadrën braziliane Corinthians/Indeksonline/.