Chelsea i Benitezit, Chelsea i spanjollëve

Chelsea shpejtë mund të bëhet "koloni" e lojtarëve spanjoll. Kështu së paku u pa që në ndeshjen e parë kur në debutimin e tij menjëherë në formacion zunë vend lojtarët spanjoll.
Nga fillimi i ndeshjes startuan Torres, Mata e Aziplicueta, ndërsa Benitez guxoj të largoj nga loja yje si Hazard e Obi Mikel, por asesi të largoi ndonjë spanjoll.
Madje për të përmirësuar statistikat e spanjollëve, Benitez futi në pjesën e dytë edhe një spanjoll. Oriol Romeu u fut në lojë në minutën e 79 në vend të Obi Mikel.
Kjo ndeshje ishte një nga të rrallat që Torres ka luajtur për 90 minuta./Indeksonline/