E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ngjyra e kuqe" e Gaxhës

Këngëtari Adrian Gaxha ka publikuar sot videoklipin e këngës së tij të njohur “Ngjyra e kuqe”.
I konceptuar për të sjëllë në pah vitet '40, klipi eshte realizuar nga produksioni ''Entermedia".

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin kryesor në festivalin "Kënga Magjike", kënga "Ngjyra e kuqe"arriti të shndërrohet në një hit në trojet shqiptare. Kjo këngë theu rekorde në YouTube duke u bërë kënga e vetme shqipe që brenda një muaji ka mbledhur tre milionë klikime dhe po vazhdon ta rritë këtë shifër. /R.K./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›