Chelsea i Mourinhos, fitore 4 - 1

Ekipi i Chelseat ka shënuar fitore ndaj yjeve të Malajzisë, me rezultatin e përgjithshëm 4 me 1, ne kuadër të ndeshjeve parapërgatitore që Chelsea po i zhvillon në Lindjen e Largme.
Ekipi i Mourinos qysh në fillim e tregoi dominimin e tij duke shënuar gol përmes Bertrand që në minutin e 6-të.Ekipi i Chelseat shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë përmes Kevin De Bruyne në min. 28, dhe Romelu Lukakut në minutin 45+3, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.Chelsea shënoi edhe një gol në minutin e 88 përmes Moses, ndërsa golin e nderit për malajzianët e shënoi Moh Fadhli Mohd Shas ne min. e 90.
Çka vlen të theksohet se Mou në këtë takim inkuadroi edhe përforcimet e reja Mark Schëarzer, Marco Van Ginkel dhe Kevin De Bruyne, i cili më vonë edhe pësoi një lëndim./indeksonline/