E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea i përshtatet Agueros

Sulmuesi i Atletico Madridit, Sergio Aguero beson se mund të përshtatet në ekipin e Chelseas, nëse transferohet te gjiganti i Premierligës gjatë afatit kalimtar të janarit. Aguero është objektiv i Chelseas dhe ka mirëpritur interesimin e klubit nga Stamford Bridge.

“Chelsea është i interesuar për mua sepse mendojnë se mund të luaj rol të rëndësishëm për ekipin. Mendoj se mund t’i përshtatem stilit të lojës së tyre. Premierliga është liga më e mirë në botë, së bashku me Spanjën”, deklaroi Aguero për tabloidin anglez The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›