E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pep Guardiola kërkohet në Serie A

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, raportohet se ka një ofertë nga një klub i kampionatit italian.

"Gazzetta dello Sport" shkruan se një klub italian i ka ofruar një kontratë menaxherit të Guardiolas. Sportivja italiane nuk përmend emrin e klubit, thuhet se spanjolli ka mirëpritur ofertën dhe dëshiron të ulet me përfaqësuesit për të diskutuar projektin e mundshëm.

Guardiola është një prej trajnerëve më pak të paguar në Ligën e Kampionëve. Thuhet se pas fundit të sezonit, në qershor, ai do të mendojë nëse do të vazhdojë me Barcelonën ose do të kërkojë një sfidë të re dhe sigurisht pagesë më të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›