E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madridi, kontratë e re për Pepe?

Reali i Madridit raportohet se është i gatshëm të tregojë besimin që ka në mbrojtësin e lënduar Pepe, duke i ofruar një kontratë të re.

Pepe do të jetë jashtë fushë gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimit, por Reali duket se tashmë, në mungesë të tij, po ia di vlerën këtij mbrojtësi.

Sipas sportives Marca, klubi spanjoll dëshiron të rritë moralin e portugezit duke i ofruar kontratë të re të vlefshme trefish më shumë se sa ai merr aktualisht.

Menaxheri i Real Madridit, Jorge Valdano, është i gatshëm të fillojë negociatat për marrëveshje të re, që do të përfshijë një ofertë të vlefshme 5 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›