Chelsea ia mësyn Sergio Ramosit

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 22:02
Sergio Ramos i ka prishur punët me Jose Mourinhon, kështu që e ardhmja e futbollistit spanjoll mund të jetë larg Madridit.
Sipas mediave spanjolle, për mbrojtësin e djathtë spanjoll interesim serioz ka shfaqur Chelsea. Klubi londinez ka bërë gati një ofertë prej 35 milionë eurosh.
Nëse përfaqësuesi spanjoll do të pranonte që të transferohet në klubin Blues, për të do të ishte e gatshme një kontratë pesëvjeçare.
Menaxheri Carlo Ancelotti me këtë rast do ta kishte një tjetër yll në mbrojtjen e tij.