Alves shpreson të mbetet

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 21:15
Mbrojtësi i djathtë brazilian, Daniel Alves, shpreson ta vazhdojë kontratën me Barcelonën. 27 vjeçari ka kontratë me klubin katalunas deri në qershor të vitit të ardhshëm, por palët nuk po arrijnë marrëveshje, për rinovimin e saj.
“Shpresoj që ta arrijmë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur. Jam i lidhur me klubin dhe uroj që ta marr shpërblimin e duhur për atë që kam bërë për këtë klub deri tash. Unë jap gjithçka për këtë klub. Por, nëse kryesia vendos të më shesë, do të shikoj përpara”, tha përfaqësuesi brazilian.