Chelsea jashtë garës për titull

Petr Cech ka pranuar se Chelsea është dorëzuar në shpresë për fitimin e Premierligës pas barazimit në Sëansea të martën.
Rezultati dëshpërues la ekipin londinez 12 pikë prapa liderëve Manchester City dhe United. Dhe, para përballjes me Unitedin në Stamford Bridge të dielën, Cech ka pranuar se Chelsea tani synon të garojë me Tottenhamin për pozitën e tretë.
“Ne as që duhet të përmendim fjalën titull sepse ekipet e Manchesterit nuk humbin shumë pikë. Mendoj se pozita e tretë është objektiv real për ne edhe pse për ta arritur atë duhet të fitojmë ndeshjen e vështirë të dielën” deklaroi Cech për talkSPORT.