E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me foto n’Romë e n’Londër

Artistja britanike që jeton në Kosovë, Lala Meredith-Vula, është pjesë e dy ekspozitave të fotografisë, që aktualisht po mbahen në Evropë - njëra në Romë, e tjetra në Londër.

Ekspozita e fotografive, e titullar ‘Objectives Objectivity’ (Objektiviteti i Objektivit), e cila mbahet në Romë, për temë të saj do të ketë një vështrim të zgjeruar në art dhe shkencë.

Pjesë e ekspozitës do të jenë punimet e Eugène Atget, Berenice Abbott, John Riddy, Toby Glanville, David Spero, Jan Dibbets dhe Lala Meredith-Vula, si dhe të shumë fotografëve të tjerë modern. Të interesuarit mund të shfletojnë online katalogun e ekspozitës, në anglisht, italisht ose frëngjisht, në http://www.livrelecture.org. Ekspozita është hapur më 30 janar dhe zgjat deri më 24 shkurt 2012.

Veç kësaj, Lala Meredith–Vula ka hapur edhe një ekspozite tjetër, kësaj radhe personale, që po mbahet në Londër. Ekspozita përbëhet nga dy seri fotografish, të emërtuara ‘Travellers’ (Udhëtarët) dhe ‘Women and Water’ (Femrat dhe Uji), dhe do të qëndrojë e hapur deri më 31 mars 2012.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›