Chelsea kerkon David Villa

Pas eliminimit në Champions League dhe disfatës në Botërorin për Klube, te Chelsea janë gati për revolucionin në skuadër.
Synimi është largimi i lojtarëve në moshë dhe blerja e yjeve që mund të ndihmojnë në rritjen e cilësisë.
Objektivi kryesor i përcaktuar nga trajneri Rafa Benitez është sulmuesi David Villa.
Lojtari po aktivizohet pak te Barcelona dhe kërkohet nga gjysma e Europës.
Blutë synojnë të mposhtin konkurrencën, duke e afruar 'el Guaje'-n prej janarit.
Dëshira është krijimi i dyshes ofensive të Spanjës kampione në Euro 2008 dhe në Botërorin 2010, ku Villa do të luajë përkrah Fernando Torres.
Nëse marrëveshja nuk arrihet, alternativa është sulmuesi i Bayer Leverkusen, André Schurrle.
Afrimet do të shoqërohen me largime. Te Chelsea janë gati të prishin kontratën me mesfushorin Frenk Lampard prej janarit 2013.