E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi mediatik Klan feston dhe uron per fundvitin dhe Vitin e Ri

Festa e fundviti është kthyer në një traditë për çdo  kompani, por festa e grupit mediatik Klan ishte me të vërtetë fantastike.
Shpesh jeni mësuar ti shikoni përmes ekranit me kostum të kollarisur dhe brenda një kornize të caktuar, por dëfrimi përmes muzikës më të zgjedhur tundon çdo kënd.
Format e të kërcyerit ishin nga më të ndryshmet , por një  gjë është e sigurt që  ngritjen e duarve lartë e pëlqenin të gjithë.
 Mikrofoni i  “ABC News” i joshi të gjithë për të kërcyer.
 Si gjithmonë në kësi rastesh nuk mungojnë edhe urimet dhe ato ishin zyrtare.
Hitet botërore bënë efektin e tyre, por në këtë mbrëmje hitet shqiptare e fituan kreun e vendit.
Stafi i “ABC News” jo vetëm në argëtim, por edhe në rrëmbimin e dhuratave qëndroi në vend të parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›