Chelsea mposht Norwichin, me rezultatin 3-1

Skuadra e Chelseat vazhdon serinë e rezultateve pozitive. Londinezët mposhtën skuadrën e Norwichit me rezultatin 3-1. Chelsea shumë shpejt gjeti rrugën e golit kur mbrojtësi Bosingëa shënoi golin e parë. Megjithatë në fillim të pjesës së dytë Norëichi barazon rezultatin nëpërmjet Holt në minutën e 63.
Në minutën e 65-të, sulmuesi Didier Drogba pas një përplasje me portierin Ruddy, pësoi një lëndim të rëndë, ku Drogba humbi vetëdijen,dhe menjëherë u dërgua në spital. Megjithatë skuadra e Villas Boas nuk u dëshpërua dhe në minutën e 81, kaloi në epërsi me golin e Lampard nga pika e bardhë.
Për epërsinë dhe rezultatin përfundimtar u përkujdes debutuesi i skuadrës se Chelseat, spanjolli Juan Mata që shënoi gol në sekondat e fundit të lojës shtesë, duke arritur në rezultatin 3 me 1 për Chelsean.