E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Messi sjell titujt

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar pas triumfit në Superkupën e Evropës se formula e suksesit për çdo ekip është lojtari kyç dhe ai për Barcën është Leo Messi.

“Të fitoni aq shumë tituj, ju duhet një lojtar kyç. Dhe ne e kemi Messin. Nëse këtë ia shtoni paraqitjes fantastike të lojtarëve tjerë...”.

“Ne jemi të kënaqur. Ta fitosh këtë titull është shumë e vështirë. Këta lojtarë janë të pa përshkrueshëm. Unë nuk lodhem duke i lavdëruar, ata kanë shpirt aq kompetitiv. Ne fitojmë mesatarisht nga katër tituj në vit, kjo për shkak se kemi fat që kemi këta lojtarë”, deklaroi Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›