Didier Drogba humbet ndjenjat në fushë

Chelsea ka shënuar fitore në shtëpi 3-1, por ka humbur një ndër sulmuesit e saj kryesor Dider Drogba, i cili ka marr një lëndim të rëndë pasi u përplas në toke pas një goditje të drejtpërdrejtë që pati me portierin e Norwich.
E gjitha ngjarja ndodhi në minutën e 65-të, pas një depërtimi të tij kur u përplas me portier dhe ra pa vetëdije në tokë. U desh të ndërhyje ndihma e shpejtë për të rikthyer gjendjen e tij në kontroll, ndërsa raportohet se ai është dërguar menjëherë në spitalin më të afërt të Londrës, për të parë shkallën e lëndimit.
Ndërkaq faqja zyrtare e klubit bën të ditur se zyrtarët e Chelseat janë të shqetësuar për gjendjen e Drogbas, por mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetë. Flitet vetëm për një tronditje në kokë, që mund ta lërë atë për një periudhë të gjatë kohore jashtë fushave të lojës.