E Martë, 3 Nëntor 2026

Chelsea mund Tottenham-in në derbi, City i vetëm në krye

Dita e njëmbëdhjetë e Premier League përfundon në një mënyrë të pabesueshme: Chelsea fiton derbin e Londrës kundër Tottenhamit 4-1, duke i dhënë Cityt të Guardiolës vendin e parë. Pjesa e parë e çmendur: Kulusevski shënon (6′), më pas VAR anulon tre gola, Romero ndëshkohet tek Spurs, që mbeten me dhjetë lojtarë, të cilët gjithashtu mbeten me nëntë për shkak të kartonit të kuq të dhënë ndaj Udogie, dhe blutë rikthehen falë penalltisë së Palmerit (35′ ) dhe tripletës së Nicolas Jackson (75′, 94′ dhe 98′).

Ringjallet kështu Chelsea, që pas një pike në dy ndeshje, gjeti një fitore që mund të jetë një pikë kthese në këtë sezon. Pikët janë 15: distanca nga Liga e Kampionëve (Liverpool dhe Arsenal janë  me 24 pikë) megjithatë është ende e madhe.

Nga ana tjetër, Spurs të Postecoglou humbin kryesimin e tabelës dhe tani janë prapa -1 pas liderit të ri të ligës, Manchester City.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›