E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionali fiton Kupën Libertadores

Brazilianët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë në Meksikë me rezultatin 2-1. Formacioni meksikan gjeti avantazhin tre minuta nga fundi i pjesës së parë me Fabian de la Mora, por në të dytën edhën tre gola nga brazilianët: Rafael Sobis (61’), Leandro (76’) dhe Xhuliano (89’). Në kohën shtesë Omar Bravo shkurtoi diferencën në 3-2. Në fund të takimit pati edhe një grindje mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjendjen në fushën e lojës.

Internacionali do të përfaqësojë Amerikën e Jugut në botërorin e klubeve që do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe në muajin dhjetor, me synimin për të përsëritur suksesin e 2006-ës, kur mposhti në finale Barcelonën.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe Interi si kampion i Evropës, meksikanët e Paçukas si përfaqësues të Amerikës Qendrore, Hekari Junajtid nga Guinea e Re, nga zona e Oqeanisë dhe Al Uahada si përfaqësues i vendit organizator. Për të plotësuar kuadrin e pjesëmarrësve mungojnë kampionët e Afrikës dhe Azisë, të cilët do të mësohen në mes të nëntorit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›