E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundërshtohet modifikimi i draftrezolutës së Serbisë


Tri partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë modifikimin eventual të draftrezolutës serbe e kanë parë si maskim që Beogradi zyrtar mund t'u bëjë aspiratave reale në raport me Kosovën. "Koha Ditore" shkruan se këto tri parti opozitare u kanë kërkuar institucioneve të vendit që të kundërshtojnë çfarëdo modifikimi të mundshëm të draftrezolutës së Serbisë, e cila mund të prezantohet më 14 shtator në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se Serbia përsa i përket Kosovës në vazhdimësi nuk e ka ndryshuar qëllimin.Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur qëndrimin se institucionet e vendit duhet të kundërshtojnë secilin modifikim të draftrezolutës serbe. Nënkryetari i LDD-së, Lulëzim Zeneli ka ngulur këmbë se pavarësisht ndonjë modifikimi, qëllimi i vërtetë i Serbisë është që ta kthejë në shqyrtim statusin e Kosovës. Ndërsa zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi nuk është përgjigjur ëse institucionet e Kosovës do ta kundërshtojnë secilin variant të draftrezolutës serbe, duke lënë të kuptohet se diçka ngjashme mund të ndodhë me koordinim me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›