E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea në hall me këtë portier

Chelsea arriti të fitojë ndeshjen miqësore me Romën të luajtur në "RFK Stadium" në Washington. Fillimisht ishin verdhekuqtë që arritën të shënonin me anë të Erik Lamelas në minutën e 21’. Por duhet thënë se goli erdhi pas një supergafe të portierit Schwarzer.

Topi ishte aq i lehtë për tu pritur sa të gjithë u rikthyen në pozicionet e tyre, por portieri i Bluve e ndërlikoi aq shumë situatën sa u shndërrua në qesharak. Dhe Lamela që përfitoi nga ky gabim për ti dhënë avantazhin e përkohshëm verdhekuqve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›